Shqiptari masakron me thikë gruan në Itali, 43-vjeçarja në luftë për jetën

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Sipas medieve fqinje, një 54-vjeçar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.

Gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, pasi u transportua në spital, iu nënshtrua operacionit të parë dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra në mushkëri.

Karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, dhe po ashtu gjetën thikën që përdori për të sulmuar bashkëshorten. Ende hetohet shkaku i plagosjes, por dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale./Albeu.com/


Shtuar 21.05.2023 12:31