A mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit hurmat e Arabisë?
Pëlqej
Hurmat e Arabisë mund të vrasin qelizat kancerogjene, sugjeron një studim i ri.

Pas kryerjes së një testi në laborator, rezultoi që hurmat e Arabisë mund t’i programonin qelizat kancerogjene të mushkërisë, gjirit dhe prostatës që të kryejnë vetëvrasje. Studimi është publikuar tek revista Food & Function.

Sipas shkencëtarëve nga “Royal Society of Chemistry”, hurmat e kuqe të Arabisë mendohet se nxisin vdekjen e qelizave kancerogjene duke shkaktuar “stres të brendshëm” tek tumoret.

Këto rezultate kishin të paktën testet e kryera në laborator, por nuk dihet nëse ky frut ndihmon për të parandaluar apo trajtuar sëmundjen edhe tek njerëzit.

Shkencëtarët mendojnë se ekstrakti i hurmave mund të përdoren në trajtimet e kancerit. Megjithatë ata shtojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar përse përbërësit e këtij fruti nxisin vdekjen e qelizave kancerogjene.

Hurmat e Arabisë përdoren në mjekësinë kineze për të trajtuar pagjumësinë, mungesën e oreksit dhe diarrenë, shkruan Shendeti +.

Këto fruta kanë në përmbajtje të lartë vitaminë C dhe antioksidues. Një racion me vetëm 3 hurma përmban 54 kalori dhe 12 gramë sheqer. Ato përmbajnë gjithashtu 18 nga 24 aminoacidet që ndihmojnë me formimin e proteinave në trup. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori