Duke qenë se shkaktarët janë të shumtë, edhe
mënyrat e
trajtimit variojnë.
Fillimisht ndryshojmë mënyrën e jetesës duke shmangur të gjithë shkaktarët e lartpërmendur.
Trajtimi medikamentoz si dekongjestionantet
nazale, kortizoniket
nazale dhe antihistaminiket oralë përdoren në rastet e bllokimit të frymëmarrjes me hundë.
Pajisjet kundër
gërhitjes janë një tjetër alternativë trajtimi e
gërhitjes. Ekzistojnë pajisjet
nazale, orale dhe mandibulare të avancuara (MAD).
Kirurgjia mbetet alternativa e fundit për trajtimin e
gërhitjes kur të gjitha
mënyrat e tjera të
trajtimit kanë dështuar. Ekzistojnë disa teknika operatore ku përmendim: Uvulopalatofaringoplastika (UPPP),
Uvulopalatoplastika, Implantet palatine dhe ablacioni me radiofrekuence i qiellzës.
Këshilla?
1-Humbisni peshë nëse jeni obezë.
2-Shmangni alkoolin pas orës 6.00 pasdite.
3-Shmangni medikamentet gjumëdhënëse.
4-Ndaloni duhanin
5-Trajtoni kongjestionin nazal/ Shendeti.com.al
Shtuar më 22/11/2019,
ora 23:31