U arratis nga vendi, presidenti i Sri Lankës jep dorëheqjen zyrtarisht

Gotabaya Rajapaksa ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen si president i Sri Lankës pasi u arratis në Singapor përballë protestave masive në shtëpi për qeverisjen e tij, raporton BBC.

Ai mbërriti në Singapor pasi fluturoi për në Maldive të martën mbrëma. Raportimet thonë se ai shoqërohet nga gruaja dhe dy truproja.

Letra e dorëheqjes i është dërguar me email kryetarit të Kuvendit, i cili tha se do të përfundojë proceset ligjore dhe do ta shpallë zyrtarisht të premten./albeu.com


Shtuar 14.07.2022 17:48