A është sheqeri i dëmshëm për shëndetin tonë?
Një studim i ri, realizuar nga kompanitë që prodhojnë ushqime, nuk është treguar ndonjë lidhje të qartë mes përdorimit të sheqerit të bardhë dhe efekteve shëndetësore.

Sipas Reuters, ky studim vjen në një kohë kur disa nisma po ndërmerren nga qeveri lokale në SHBA.

Ato kanë filluar të vendosin disa taksa të veçanta për sheqerin, si edhe pijet e gazuara. Sipas shije.al qëllimi është që të reduktohet konsumimi i tyre, me qëllim që të ulet obeziteti sidomos me të rinjve.

Studimi është reagimi i fundit nga kompanitë që prodhojnë ushqime, përfshirë karamele dhe prodhuesit e pijeve të gazuara, ndaj kritikave çdo herë e më të mëdha të shkencëtarëve se sheqeri i bardhë duhet fajësuar për mbipeshë dhe diabet.
Shtuar më 04/05/2017, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori