A është e dëmshme gëlltitja e pastës së dhëmbëve?
Qoftë nëse është aksident, apo për shkak se ju pëlqen shija, ose ndoshta vetëm dëshirojnë të shohin çfarë ndodh, ndonjëherë njerëzit – kryesisht fëmijët – e gëlltitin pastën e dhëmbëve.

Por sa e dëmshme është gëlltitja e pastësdhëmbëve?

Për momentin nuk ka shumë hulumtime shkencore mbi këtë temë, por rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë janë të mos e bëni këtë.

“Nuk jemi ende të sigurt për rreziqet që i sjellë gëlltitja e pastësdhëmbëve, prandaj rekomandohet që deri të thuhet ndryshe të mos e gëlltitni”, ka thënë Dr. Vicki Kotsirilos.

Pasta e dhëmbëve përmban fluorur, e gjithashtu një numër të madh të substancave joaktive të cilat jo domosdoshmërish janë helmuese, por prapëseprapë nuk janë të krijuara për konsumim nga njerëzit.

Përderisa gëlltitja aksidentale e pastësdhëmbëve mund të mos ju shkaktojë dëme, ekspertët paralajmërojnë se gëlltitja e sasive të mëdha të pastave të dhëmbëve që përmbajnë fluorur mund të shkaktojnë dhimbje stomaku dhe bllokim të zorrëve. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori