Disa prindër i shpojnë
veshët foshnjave të posalindura, gjë për të cilën nuk egziston kurrfarë frike nga ana mjekësore.
Megjithatë, vetë procedura ka një rrezik të caktuar.
Për “operimin” e shpimit të veshëve janë të nevojshme pajisjet speciale, si dhe personi me përvojë i cili di ta bëjë këtë me fëmijët e vegjël dhe foshnjat.
Për shembull, pistoleta me të cilën shpohen
veshët nuk mund të sterilizohet, që nënkupton mundësinë e infektimit me hepatit apo me ndonjë virus tjetër.
Nëse dëshironi që
foshnjes ti shponi
veshët, mënyra më e mirë është që ta lusni pediatrin të ju bëjë këtë me anë të gjilpërës.
Ja çfarë duhet të dini para se ti shponi
foshnjes veshët:
Shpimi veshëve zakonisht bëhet pa kurfarë anestezioni, sepse vet shpimi dhemb më pak se sa injeksioni (me anestezion).
Nëse dëshironi mund ti jepni
foshnjes një sasi të vogël acetaminofeni apo ibuprofeni para procedurës.
Mos harroni që
foshnjes do ti prekni
veshët dhe plagën tërë kohën, ashtu që mund të shkaktoni shumë lehtë ndonjë infeksion. Që ta parandaloni këtë, zonën rreth plagës pastroni me alkohol apo hidrogjen disa herë në ditë ( aq sa ju ka udhëzuar mjeku).
Keni kujdes në të skuqurat apo ndryshimet e ndryshme rreth zonës së plagës të mos shkaktohet ndonjë infeksion.
Gjithashtu, është e mundur që foshnja të pësojë ndonjë reaksion alergjik në metal pasi ti vendosni
vathët në vesh.
Nëse lajmërohet ndonjë ndezje rreth plagës, hiqini
vathët menjëherë.
Që ti shmangeni kësaj, kujdesuni që pjesët e vathëve që prekin lëkurën të jenë nga çeliku Inox apo ari 14 karatësh.
Nëse ndezja nuk largohet, atëherë fëmiu nuk mund ti bartë
vathët./albeu.com/
Shtuar më 26/11/2016,
ora 09:27