Trazira në një xhami Jeruzalem, forcat izraelite dhunojnë brutalisht palestinezët (VIDEO)

Përleshje të dhunshme shpërthyen gjatë natës në ” brenda xhamisë Al-Aksa në Jeruzalemin lindor , një nga vendet më të njohura të adhurimit të Islamit.

Më shumë se 400 palestinezë janë arrestuar dhe dhjetëra u plagosën në bastisjen e fundit të Izraelit në xhaminë Al-Aksa, e cila erdhi me fillimin e festës hebraike të Pashkës.

Një numër i madh i forcave okupuese izraelite bastisën xhaminë Al-Aksa dhe sulmuan besimtarët myslimanë, duke gjuajtur granata trullosëse dhe plumba metalikë të veshur me gomë direkt në xhaminë Al-Qibli dhe duke rrahur brutalisht besimtarët. Forcat izraelite sulmuan sallën e lutjeve Qibli në Al Aksa dhe hodhën gaz lotsjellës dhe granata ndaj besimtarëve myslimanë.

Qindra burra, gra, pleq dhe fëmijë qëndruan gjatë natës për t’u falur, mirëpo forcat izraelitë mësynë vendin duke i dhunuar brutalisht.

/albeu.com/