Alibeaj-Felajt: Po provokoni Parlamentin, duam të flasim me Ramën

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkeljed Alibeaj, ka kërkuar interpelancë me Ramën, duke i thënë drejtueses së Kuvendit, Ermonela Felaj, duke i thënë të mos vazhdojë sipas rendit të ditës, por me mocion dhe interpelancën urgjente.

Më tej ai tha se Felaj po provokon parlamentin, ndërkohë që theksoi se nës seancë duan Ramën.

“Kemi bërë sot një kërkesë që pezullonte automatikisht vendimin e deputetëve, por keni abuzuar me gardën. Deputetët duhet të ishin në sallë por nuk janë njoftuar për mbledhjen e byrosë. Ju fikni dhe dritat, prishni dhe mikrofonët.

Zonja Felaj, po provokoni parlamentin. Duhet të fillojë me interpelancën e kërkuar me Ramën. Duam të flasim me Ramën. Të vijë aty dhe të flasë për një çështje që prek të gjithë shqiptarët”, tha Alibeaj./albeu.com


Shtuar 16.02.2023 10:57