Maqedoni: Çmime të reja të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës në Maqedoninë e Veriut ka marrë vendim që çmimi i naftës prej mesnatës të ulet për dy denarë, ndërkaq çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar.

Sipas projeksioneve të reja, këto do të jenë çmimet nga dita e shtunë:

Eurodisel, 99,5 denarë/l

BS-95, 87,5 denarë/l

BS-98, 90 denarë/l.


Shtuar 2.09.2022 19:48