8 arsye përse duhet të pini uthull molle përpara gjumit
Uthulla e mollës i jep një shije karakteristike shumë recetave, por a e keni menduar ndonjëherë se ky lëng mund të pihet i vetëm pa u shoqëruar me diçka tjetër? Mjafon të shtoni një lugë uthull molle në një gotë ujë dhe ta pini përpara se të flini. Ja çfarë do i ndodhë trupit tuaj gjatë natës.

1. Do të humbisni peshë

Studimet kanë treguar se uthulla e mollës parandalon akumulimin e yndyrës. Në një studim shkencor, u zbulua se uthulla ul aftësinë aftësinë e trupit për të shndërruar ushqimet niseshte si makarona dhe oriz në kalori. Uthulla e mollës pret oreksin, në sajë të një përbërësi të quajtur pectin i cili i jep trurit sinjalet e ndjesisë së ngopjes. Pasi të keni pirë ujë me uthull e sigurtë që për shumë orë nuk do të keni uri.

2. Ndalon lemzën

Mund të tingëllojë çuditshëm, por uthulla e mollës ndalon lemzën.

3. Lehtëson dhimbjet e fytit

Bakteret përgjegjëse për dhimbjet e fytit nuk mund të lulëzojnë në mjedisin që krijon uthulla e mollës. Përveç kësaj, uthulla ka veti natyrore anti-bakteriale.

4. Trajton alergjitë dhe pastron sinuset

Uthulla e mollës përmban vitamina B1, B2, A dhe E, si dhe kalium dhe magnez. Këto punojnë së bashku për të pastruar sinuset.

5. Qetëson dhimbjet e stomakut nga aciditeti i lartë

Me shumë mundësi mungesa e kaliumit përkthehet në dhimbje barku. Uthulla e molles do të rivendosë ekuilibrin nëse përzieni 2 lugë lugë uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta pini përpara se të shtriheni.

7. Ul nivelet e sheqerit në gjak

Uthulla e molles punon për të ulur sheqerin në gjak duke rritur ndjeshmërinë e insulinës

8. Largon aromën e pakendshme të gojës

Uthulla e molles do të vrasë bakteret dhe do të freskojë frymën.
Shtuar më 16/03/2018, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori