E rëndë në Shkup, dy të mitur përdhunojnë 8-vjeçare

Një fëmijë i moshës tetë vjeçare është përdhunuar nga dy të mitur në Shkup, të cilët, ngjarjen e kanë incizuar me telefon dhe më pas incizimin e kanë shpërndarë me shokët e tyre.

Policia ka qenë e informuar për rastin që ka ndodhur para dhjetë ditëve, pasi nëna e fëmijës së dhunuar rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Bit Pazar.

Pas pranimit të denoncimit, pjesëtarë të MPB-së, kanë kryer bisedë zyrtare me të miturit të cilët janë të moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe me prindërit e tyre, e kanë dokumentuar rastin dhe kanë ngritur kallëzim adekuat.

Siç njoftoi televizioni Telma, duke u thirrur në burime brenda hetimit, për shkak se të dy të dyshuarit janë më të ri se 14 vjeç, kundër tyre nuk mund të ketë procedurë penale, por për rastin vepron Qendra për Punë Sociale.

Zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale kanë biseduar me dy të miturit dhe janë dakorduar që të punojnë me fëmijët dhe prindërit e tyre. /SHENJA/


Shtuar 30.04.2023 21:37