7 mite dhe fakte rreth kontracepsionit modern
Mit: Të marrësh kontraceptivë oralë do të thotë të luash me hormonet.

Fakt: Kontraceptivët oralë nuk bëjnë asgjë tjetër veçse rregullojnë hormonet tashmë ekzistente në trupin tuaj.

Mit: Kontracepsioni oral nuk funksionon! Mami im bleu disa dhe pati vetëm efekte anësore.

Fakt: Ka shumë lloje të ndryshme kontraceptivësh oralë për arsye se jo çdo lloj funksionon njësoj te çdo person. Prandaj kontraceptivët oralë duhet gjithmonë të merren pas një takimi paraprak me gjinekologun.

Mit: Sonte do konsumoj alkool, kështu që nuk do t’i përdor kontraceptivët oralë.

Fakt: Nuk ka asnjë të dhënë që vërteton se alkooli ndërvepron me kontraceptivët oralë, përveç uljes së mundshme të gjykimit.

Mit: Unë nuk e mbështes përdorimin e kontraceptivëve, ata ndikojnë në daljen e qimeve dhe të bëjnë të shtosh në peshë.

Fakt: Çdo medikament farmaceutik ka efektet e veta anësore – ashtu sikurse kontraceptivët oralë. Por, efekte të tilla si dalja e qimeve dhe shtimi në peshë janë eliminuar me avancimin e mjekësisë moderne.

Mit: Mua nuk më pëlqen të përdor kontraceptivët oralë, kështu që më mbetet vetëm përdorimi i kondomit ose ndërprerja e aktit seksual.

Fakt: Çdo person ka të drejtën të përzgjedhë se cilën metodë kontraceptive do të përdorë. Por mos harroni se nuk përdoren vetëm kontraceptivët oralë, kondomët apo ndërprerja e aktit . Ka dhe metoda te tjera moderne të kontracepsionit si: spiralja, diafragma, ngjitëset vaginale, etj.

Mit: I dashuri im nuk dëshiron që unë të përdor spiralen si mjet kontraceptiv. Ai thotë se mund ta ndjejë atë gjatë aktit seksual.

Fakt: Gjatësia e spirales mund të ndryshohet. Kështu që, nëse i dashuri juaj thotë se mund ta “ndjejë” atë (që më shumë gjasa nuk ndodh), ju gjithmonë mund ta shkurtoni atë.

Mit: Ka kaluar më shume se një ditë që kur kondomi rezultoi i dëmtuar. Është tashmë shumë vonë të përdor pilulën e emergjencës.

Fakt: Megjithëse pilula e emergjencës ka efektivitetin më të lartë nëse përdoret brenda 24 orëve, ajo mund të merret deri në 72 orë me një efektivitet të konsiderueshëm për të parandaluar një shtatzëni të paqëllimshme.

Shtuar më 19/05/2019, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori