7 mënyra që të keni aromë të freskët – edhe nëse nuk keni kohë për dush!
Nëse ngecni për disa ditë pa bërë dush, ja disa këshilla të qëndroni e freskët…

Nëse jeni në ndonjë nxitim masiv ose thjeshtë nuk keni kohë për të bërë një dush në mëngjes, por që gjithsesi dëshironi të kenia romë të freskët dhe mos të bezdisni njerëzit me aromën tuaj trupore, atëherë ja disa këshilla si mund të nuhasni si një margaritar – madje edhe në ditën e dytë apo të tretë pa u larë.

Aplikoni deodorant gjatë natës

Më së miri është aplikoni deodorant gjatë natës, sidomos pasi të laheni mënjëherë. Deodorantët dhe antiperspirantët, në fakt funksionojnë më mirë kur ka lagështi minimale, siç është kur flini gjumë, shpjegon kirurgu dermatologjik Joel Schlessinger. Prandaj koha ideale për shumicën e njerëzve për të aplikuar deodorant është natën, kur djersitja dhe aktiviteti fizik zvogëlohet.

Spërkatni pak sprej aromatizues për flokë

Këto spreje aromatizuese mund të tingëllojë sikur parfumi për trup. Këto lloje janë të paraparë për spërkatjen dhe freskinë e flokëve me një aromë të këndshme.

Pastroni këmbët me sapun

Këmbët mund të mbledhin shumë papastërti dhe të nuhasin jo këndshëm, andaj jepuni një trajtim të mirë atyre. Meqenëse këto tërheqin shumë bakterie gjatë ditës, është një ide e mirë t’i lani me sapun dhe t’i thani mënjëherë pas dushit, që të shmangni formimin e bakterieve nga lagështia.

Shmangni xhinset e ngushta

Nëse shmangni dushin e përditshëm, atëherë evitoni xhinset e ngushta. Ku ka hapësirë të ngushtë, trupi fillon të djersitet më shpejtë dhe si rezultat i kësaj të prodhojë erë të pakëndshme. Nëse kombinoni veshjen me këto xhinse të ngushta pa ajër, atëherë ka gjasa të përfundoni në erë jo të mirë.

Bëjeni shampon e thatë mikun tuaj më të mirë

Këto produkte janë të mrekullueshme, sidomos gjatë ditëve kur nuk keni mundësi të bëni dush. Flokët mënjëherë fillojnë të mbajnë erë nëse nuk pastroheni, sidomos nëse keni kokë që djersitet më shpejtë dhe lehtë. Që të evitoni këtë problem, thjeshtë hidhni pak shampo të thatë dhe masazhoni rrënjët për të parë efektin e duhur.

Aplikoni parfumin në mënyrë të duhur

A e dini se shumica spërkatin parfumin në lakun e dorës dhe e fërkojnë, por kjo e humbet më shpejtë fragrancën. Është mmirë ta aplikoni në vende kyçe të trupit, sidomos aty ku ka më shumë nxehtësi trupi duke lejuar që aroma të zgjasë më shumë. Mund ta aplikoni edhe mënjëherë pas dushit, kur trupi ka akoma lagështi dhe e mban më gjatë freskinë.

Parfumosni këpucët tuaja

Siç e cekëm, këmbët janë pjesa ku aroma akumulohet më së shumti. Andaj, që të shmangni këtë problem, spërkatni pak pluhur pudër fëmijësh në këmbët tuaja si dhe në këpucë, në mënyrë që t’i mbani të thatë dhe të zvogëloni rritjen e bakterieve. Gjithashtu mund të aplikoni edhe deodorant më të fortë në këpucë.
Shtuar më 01/04/2018, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori