7 kura për Osteoporozën: Lavdia e dafinës që u jep fuqi kockave
Pëlqej
Osteoporoza është ndoshta gjendja më e zakonshme midis njerëzve të moshuar anekënd globit.

Kjo është arsyeja pse ka shumë kura natyrale shumë efikase për osteoporozën, disa prej të cilave gjenden më poshtë dhe vijnë ekskluzivisht në gazetën “Super Shëndeti”, versioni print i www.supershendeti.com, botohen për herë të parë (ndiqni me saktesi rekomandimet dhe dozat)….

1. BISHT-KALI I ZIER
Këtë bimë e gjeni kudo nëpër Shqipëri, sidomos pranë moçalishteve.

Për shkak të pamjes që ngjan me bishtin e kalit, veçse është në ngjyrë jeshile, e ka marrë këtë emër.

Bisht-kali përmban silikon, një element i fuqishëm që ka një rol të madh në ruajtjen e integritetit të indit mbështetës, duke ruajtur elasticitetin e kërcit dhe fortësinë e kockave.

– Bëni një zierje duke shtuar 50 gr bisht-kali në 1 L ujë dhe lëreni për 3 orë dhe pastaj, vlojeni për 30 minuta.

Pini 3 gota të këtij çaji në ditë (zierja rekomandohet shumë, sepse përqendrimi është më i lartë në krahasim me infuzionin).


2. MIELLI I ORIZIT
E kujt do t’ia merrte mendja se mielli i orizit do të ishte baza e një kure natyrale shumë të fuqishme për osteoporozën.

I kombinuar me disa përbërës të tjerë, ai kthehet në anti-inflamator, duke bërë që të zhduken dhimbjet e kockave, por edhe të forcohetn ato.

– Përzieni së bashku 200 gr miell orizi, 200 gr mjaltë, 50 gr polen dhe 100 ml qumësht të papërpunuar, deri sa të fitoni një përbërje homogjene.

Vendoseni përzierjen në një tas xhami me ngjyrë të errët dhe mbajeni në frigorifer. Merrni 3 lugë në ditë, 2 orë para ngrënies derisa të zhduket.

– Ndërkaq, nënshtrojuni një ushqyerje 6-mujore me kalcitonin e salmonit, një hormon ky që favorizon kalimin e kalciumit nga rrjedha e gjakut, në eshtra.


3. GJETHET E DAFINËS
Janë kaq të thjeshta për t’u kthyer në ilaç për osteoporozën dhe nuk i përdorim. Lavdia e dafinës është edhe për kockat, nxitoni t’i përdorni ato, sepse i keni falas.

Thjesht, këputini nga degët…

– Zieni 5 gr gjethe dafine në 300 ml ujë, në një tenxhere të mbuluar, në ngrohje të ulët. Fikni zjarrin dhe derdhini në një termus.

Pini çajin e gjetheve të dafinës në gllënjka të vogla, për 12 orët e ardhshme (një dozë 25 ml çdo orë).

– KUJDES! Mos e pini të gjithë sasinë në të njëjtën kohë, sepse mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme, ndaj rekomandohet të pihet nga pak!

– Përsëriteni trajtimin 3 ditë me radhë.

Gjatë këtyre tri ditëve merrni vetëm lëngje të shtrydhur (2-3 L në ditë) dhe asgjë tjetër.

Në rast të osteoporozës së rëndë, përsëriteni procedurën pas një jave.

Më pas, kurimi mund të përsëritet vetëm pas 1 viti!

Kjo është një nga mënyrat më të mira natyrale për të pastruar artikulacionet.

Rezultate imazhesh për gjethet e dafines

4. Osteoporoza e avancuar, kura e vezëve me limon
Nëse vuani nga një fazë më e avancuar e osteoporozës, ky është një ilaç i madh për ju.

Vendosni 7 vezë të bardha shtëpie, në një kavanoz të madh steril dhe derdhni mbi to, lëngun e 12 limonave.

Mbyllni kavanozin dhe mbajeni në frigorifer për 12 ditët e ardhshme.

Përzieni çdo ditë me një lugë druri.

Pas 12 ditësh, kaloni përmbajtjen përmes një site dhe përzieni lëngun me 500 ml raki dhe 200 gr mjaltë.

Mbani përzierjen në frigorifer dhe pini një sasi të vogël, në mes të ngrënies së ditës, tri herë në ditë.


5. BANJA E RREPAVE
Rrepat mund t’i përdorni në dy mënyra, si terapi natyrale kundër osteoporozës.

– Vloni 3 kg rrepa (kërcell, gjethe dhe rrënjë) në 7-8 L ujë për 10-15 minuta.

Hidheni masën në një enë me ujë, në lagështirën e temperaturës 39-40 °C dhe lahuni në të.

– Ndërkaq, pini një çaj, të bërë nga 3-4 lugë rrepa të grira, të thata ose të freskëta, për 1 L ujë.

Përsëriteni dushin një herë në javë dhe pini çaj pas dushit.


6. MIELL MELI
Ashtu si edhe në rastin e miellit të orizit, edhe mielli i melit ka vlera të mëdha kurative kundër osteoporozës.

– Përzieni 3-4 lugë gjelle miell meli me 150 ml ujë dhe merreni përditë, dmth hajeni.

– Kura me miellin e melit zgjat për të paktën 6 javë dhe do ta shihni që, dhimbjet do të zhduken ngadalë…

Përpiquni që të gjeni miell cilësor meli, ose bluani vetë në një mulli kafeje kokrrat e tij.

7. Degët e pishave pushojnë dhimbjet
Nëse përjetoni dhimbje të forta të osteoporozës, që nuk iu lejojnë të flini gjatë natës, kjo është ajo që duhet të bëni.

– Pritini degët prej 10-15 cm të gjata të pishës dhe vendosini në një kovë ose tenxhere të madhe, mbushni gjysmën e tenxheres me to.

Hidhni ujë të nxehtë mbi degët dhe pastaj vendosni gjithçka për të vluar në nxehtësi të lartë për 5 minuta.

Në mbrëmje, derdheni në ujin e ngrohtë dhe shtoni 0,5 kg kripë.

Uluni në vaskë për 20 minuta dhe kur të dilni, mos e fshini trupin tuaj, por zbuteni pak me një peshqir të pastër.

Përsëriteni këtë dush 5-6 herë, dy herë në javë.

USHQIMET PËR TË NGRËNË
Ushqime të ngarkuara me kalcium dhe Vitaminë D3, që ndihmon në asimilimin e kalciumit në trup.

Pluhuri i lëvozhgës së vezës është i mahnitshëm, si dhe citrat kalciumi të bërë në shtëpi.

Për lëvozhgët e vezëve, ju kemi treguar edhe më parë në “Supërshendeti”.

Thjesht, zieni vezën, pasi ftohet, qërojeni, mbajeni lëvozhgën dhe thajeni mirë.

Pasi të jetë tharë, bluajeni në mulli kafaje dhe hani çdo ditë nga një lugë çaji nga ky pluhur.

Nëse nuk e hani dot direkt, përzieni me ushqime.

Përfshini në ushqimin tuaj të përditshëm gjihashtu mjaltë dhe polen, sepse këto ushqime përmbajnë elementët, që ndihmojnë në mbajtjen e strukturës së sistemit tonë kockor.

Gjithashtu hani sa më shumë perime të papërpunuara dhe fruta të jetë e mundur, produktet e qumështit, peshqit, vezët dhe kërc prej shpezëve, mishit, sepse ato janë të pasura në kalcium.
Këto janë rekomandimet më të rëndësishme të dietës për osteoporozën.

USHQIME QË DUHEN SHMANGUR
Përjashtoni nga dietat tuaja ato ushqime që kontribuojnë në eliminimin e kalciumit nga trupi juaj si kafe, Coca Cola (këto pije rrisin 5 herë eliminimin e kalciumit në urinë).

Gjithashtu, ushqimet që përmbajnë shumë kripë dhe proteinat kanë të njëjtin efekt.

Lakrat, krundet dhe patatet ulin absorbimin e kalciumit në zorrë, kështu që duhet t’i shmangni edhe këto ushqime.

Produkte të bazuara në hormone, të tilla si glukokortikosteroidë, favorizojnë shfaqjen e osteoporozës.
Shtuar më 10/10/2018, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori