Operacioni i SPAK, zbërthehet roli i anëtarëve të grupit, nga tentativa për të vrarë Ibrahim Licin, te vrasja e Gjin Ndojit

Detaje të reja dalin në lidhje me aksionin e SPAK të zhvilluar në disa qytete sot.

Deri më tani janë arrestuar 6 persona, zyrtarë dhe biznesmenë. Të arrestuarit janë: Oltion Bistri ish shef i operacionales, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, Astmer Bilali anëtar i bandës së Bajrave, Ardit Hasanbenga ish-shef i seksionit për krimet, Pëllumb Gjoka biznesmen dhe Edmond Lika.

Gjithashtu sot u lëshua urdhër arrest edhe për Ervis Martinajn, i zhdukur që prej një viti. Policia kreu sot kontrolle në shtëpitë e Martinajt në Fushë Kuqe.

Ndërkaq mesohet se në kërkim është shpallur edhe Elion Hato, i cili ishte i përfshirë për sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës bashkë me Ervis Martinajn.

Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

Grupi kriminal, pjesë e të cilit ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për atentat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’.

Ndërkohë, Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit ne bashkëpunim me Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.

Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra./albeu.com/