6 zakone të shëndetshme që na i kujtoi karantinimi
Vetë-karantinimi, në një mënyrë ose në një tjetër, do të ndikojë padyshim përditshmërinë tonë në kohën kur gjendja të stabilizohet. Sigurisht që të qëndruarit brenda më shumë se zakonisht, ka edhe efekte pozitive. Ekspertët theksojnë se karantinimi u kujtoi dhe/ose mësoi njerëzve 6 zakone të shëndetshme.

Higjiena bazike

Gjatë gjithë kësaj kohe, njerëzit mësuan se dezinfektuesit me më shumë se 70% alkool vrasin bakteret dhe viruset. Nëse më parë ndodhte që edhe e neglizhonit larjen e duarve, tanimë do të jetë pothuajse e pamundur.

Gatuaj shëndetshëm

Gjithnjë e më tepër, ekspertët vendosën në dukje se sistemi imunitar është elementi kyç në luftën kundër Covid-19. Një sistem imunitar i shëndetshëm sigurisht është pasojë e ushqimit të shëndetshëm.

Komuniko me njerëzit

Është e vërtetë që rutina shpeshherë e ngarkuar krijon një lloj distancimi nga njerëzit e afërt. Gjatë kësaj kohe, për herë të parë njerëzimi e përdori teknologjië për njëri-tjetrin.

Bëj ushtrime fizike

Palestrat dhe qendrat e aktiviteteve fizike u mbyllën, gjë që u kujtoi njerëzve të stërviteshin në shtëpi. Ndaj herë tjetër, nuk ka më justifikime të tipit “nuk kam kohë të shkoj në palestër”.

Ndrysho “atmosferën” e dhomës/shtëpisë

Sa herë e keni gjetur veten duke rregulluar shtëpinë? Duke sistemuar dhomën? Duke ripalosur rrobat? Shumë herë. Në vijim, bëjeni më shpesh.

Trego kuriozitet për çfarë po ndodh në botë

Kujtojini vetes çdo ditë se është e rëndësishme të jeni të informuar. Mjafton të tregohuni të kujdesshëm për të zgjedhur se çfarë të lexoni.
Shtuar më 05/05/2020, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori