Elegantë dhe dorë për dore, Princi Harry dhe Meghan Markle marrin gjithë vëmendjen në New York (FOTO LAJM)

Princi Harry dhe Meghan Markle ndodhen në Neë York dhe duket se po ë shfrytëzojnë më së miri kohën atje. . Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dje, të hënën më 18 korrik, në Ditën e Nelson Mandelës. Princi Harry mbajti një fjalim dhe Meghan pa me interes të veçantë atë që tha i shoqi. Duka i Sussex-it foli për ndryshimet klimatike, për urinë që rrënon vendet në botë, ndërsa iu referua jetës dhe veprës së Nelson Mandelës dhe çfarë mësoi nga shembulli i tij.

Pas paraqitjes së tyre zyrtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Princi Harry dhe Meghan Markle darkuan në një restorant italian në shoqërinë e miqve të mirë. Për daljen e tyre të mbrëmjes, Dukesha e Sussex-it zgjodhi një jumpsuit të zi një-copë me detaje të bardha, të cilin e bashkoi me sandale me taka të larta dhe një çantë të kuqe. Kombinimin e saj e ka kompletuar me bizhuteri ari dhe një orë ari Cartier, me vlerë 20 mijë euro.