6 ushqime që ju forcojnë zemrën
Zemra është organi jetësor i organizmit të njeriut dhe me të duhet bërë vërtet kujdes.

Mënyra e vetme për ta ndihmuar zemrën që të funksionojë sic duhet është një dietë e rregullt ushqimore.

Prandaj kini parasysh këto ushqime të cilat janë mik i fortë i zemrës suaj.

Vezë

Sipas një studimi të fundit, duke ngrënë nga 1 vezë në ditë nuk rritet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës tek personat që janë të shëndetshëm. Kjo sepse kolesteroli që merret nga vezët nuk përkthehet në nivele më të larta të kolesterolit të gjal, që mund të bllokojnë arteriet.

Jo vetëm kaq, vezët është treguar se mund të ulin edhe rrezikun e goditjes në tru me rreth 12%. Vezët përmbajnë karotenoide, që janë antioksidues të fuqishëm anti-inflamatore. Ato kanë gjithashtu aminoacidin arginine, që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut.

Kosi

Nuk është sekret që kosi i pasur në probiotikë është i mirë për shëndetin e zorrës. Por, një shëndet i mirë i zorrës mund të përkthehet në një zemër më të shëndetshme.

Duke ngrënë rreth 200 gramë kos çdo ditë ulet konsiderueshëm rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës (në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer në Kinë tek rreth 300 mijë njerëz). Vetëm sigurohuni që të zgjidhni kosin të pa ëmbëlsuar me sheqerna artificiale.

Papaja

Mund të keni dëgjuar që domatet janë të pasura në likopene, një antioksidues që mendohet se ndihmon në uljen e niveleve të koelsterolit dhe rrezikut për goditje në tru duke luftuar inflamacionin. Megjithatë ju mund të merrni më shumë nga kjo lëndë ushqyese duke konsumuar papaja.

Sipas një studimi të bërë nga hulumtues shkencorë gjermanë, përbërësi likopene i gjendur tek papajat është 3 herë më i absorbueshëm se likopene i gjendur tek domatet, prandaj trupi thith më shumë nga ky përbërës. Kjo do të thotë se duke konsumuar papaja mund të përfitoni më shumë nga potenciali i këtij antioksiduesi për të ulur kolesterolin.

Patatet e ëmbla

Një patate e ëmbël e madhësisë mesatare përmban 12% të sasisë ditore të kaliumit, një mineral që luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës duke mbajtur nivelet e sodiumit nën kontroll. Kjo lëndë ushqyese ndihmon trupin të sekretojë më shumë sodium në urinë, duke ulur kështu tensionin e gjakut.

Kaliumi ndihmon gjithashtu në qarkullimin e gjakut. Dhe të gjitha këto ndihmojnë në uljen e rrezikut për goditje në tru. Sipas një studimi të publikuar tek një revistë mjekësore britanike, dozat e larta të kaliumit lidhen me 24% më pak rrezik për goditje në tru.

Kikirikë

Nuk kanë reputacion të mirë po aq sa frutat e thata si bajamet ose arrat. Megjithatë, kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, kikirikët janë shumë të mirë. Ata përmbajnë aminoacidin l-arginine, që rrit nivelet e kolesterolit të mire dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut pas një vakti të pasur në yndyra të ngopura.

Këto fruta të thata janë gjithashtu të pasura në vitaminë E, një antioksidues që ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori