6 shenjat që tregojnë se trupi juaj është pushtuar nga helmet
Toksinat janë të pranishme kudo rreth nesh; në ajrin që thithim, ujin që pimë dhe ushqimin e përditshëm. Madje edhe telefoni juaj i shumëdëshiruar është një strehim i vërtetë për baktere nga më të ndryshmet

Çështja është se kur helmet ushqimore akumulohen me shumicë në trupin tuaj, rrezikoheni të sëmureni tepër rëndë.

Në këtë artikull do të gjeni disa simptoma lehtësisht të identifikueshme nga ana juaj, që tregojnë se me shumë mundësi trupi po ju kërcënohet nga të mallkuarat toksina.

Vuani nga kapsllëku

Kur hamë diçka rrezikojmë të konsumojmë bashkë me ushqimin në fjalë ëshë kimikate si ngjyrues apo aromatizues artificialë. Kështu zorrëve u jepet detyra e vështirë për të shkrirë toksinat e lartpërmendura, që shkaktojnë gjendjen e kapsllëkut.

Ngrënia e ushqimit organik, pirja me shumicë e ujit dhe kufizimi i alkoolit do t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

Gjendje trullosjeje

Nëse ndiheni si të hutuar dhe nuk arrini të përqendroheni në mëngjes ndonëse keni fjetur shumë mirë gjatë natës, arsyeja mund të jenë toksinat.

Ajo që duhet të dini është se këto lëndë të dëmshme shkaktojnë “tharjen” e vitaminave dhe mineraleve esenciale, që trupi i përdor në shërbim të mirëfunksionimit.

Deodorantët nuk ju bëjnë punë

Ndonëse keni bërë dush në mëngjes dhe fill pas tij keni hedhur deodorant, ende ndjeni se trupi juaj mban një aromë të pakëndshme dhe mbi të gjitha, shumë të fortë.

Shkaku? Sërish helmet ushqimore. Gjatë tretjes së tyre çlirohen gazra të shumtë, të cilët ia dalin të arratisen jashtë trupit tuaj përmes të poreve.

Po kështu aroma e gojës ka ndryshuar

Përgjithësisht, era e keqe e gojës lidhet drejtpërsëdrejti me problemet e tretjes.

Kjo ndodh kur sistemi tretës lufton dhe stërmundohet për të tretur gjithë çfarë ju hani. Por gjithashtu, këto probleme me tretjen mund të vijnë edhe si pasojë e toksinave të grumbulluara.

Po ju bien flokët me shumicë

Arseja mund të jenë toksina si: arseniku, plumbi apo taliumi, i cili gjendet në tymin e cigareve.

Shtim në peshë

Helmet ushqimore mund të ndikojnë negativisht në nivelin e disa hormoneve të caktuara në trup, që janë përgjegjëse për ruajtjen e peshës.

Kalimi në një dietë të shëndetshme organike dhe mundësimi i detoksifikimit të plotë do t’ju ndihmojë.
Shtuar më 08/04/2019, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori