Napoli nuk dorëzohet për titullin (VIDEO)

Napoli ishte i detyruar të fitonte ndeshjen e saj duke parë se Milani ishte shkëputur në krye. Skuadra e Spaletit fitoi 1-2 në transfertë përballë Veronës.

Një ndeshje jo e lehtë për napoletanët të cilët morën tre pikët falë sulmuesit Osimen që shënoi të dy golat. Për Veronën nga ana tjetër shënoi Faraoni, por goli vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore Napoli kapërcen Interin në renditje dhe ngjitet në vendin e dytë me 60 pikë, vetëm tre më pak se Milani kryesues.


Shtuar 13.03.2022 17:27

Tags: