50% e përgjigjjes së analizës së urinës varet nga këto gjera që duhet të bëni më parë
Nëse keni shqetësime si djegiet gjatë dhe pas urinimit, urinimi i shpeshtë, ngjyra e turbullt, aroma e pakëndshme etj., me shumë gjasa jeni prekur nga një infeksion urinar dhe ajo që bëni shpesh është t’i drejtoheni laboratorit më të afërt me shtëpinë me një mostër urine për ta analizuar. Por shumë njerëz gabojnë në kushtet e marrjes së kësaj mostre dhe rrjedhimisht rezultatet e analizave dalin të gabuara.

Sipas mjekëve laborantë, ka disa kushte specifike të cilat duhet të përmbushim para se të marrim një mostër urine dhe nga zbatimi me përpikmëri i këtyre kushteve varet gjysma e përgjigjes së analizave. Le të lexojmë më poshtë cilat janë ato:

Së pari, duhet të blejmë në farmaci një gotë të veçantë për analiza urine dhe ta hapim atë vetëm në momentin që do ta përdorim. Pasi e kemi mbushur pak më shumë se gjysma me urinë, e mbyllim menjëherë.

Së dyti, urina që merret për analiza, duhet të jetë urina e parë e mëngjesit. Duhet të jemi esëll dhe nuk duhet të kemi pirë lëngje. Pra, nuk ka vlerë të shkoni në laborator në mesditë. Sa do të harxhoni paratë kot.

Së treti, para se të urinojmë, duhet të lajmë dhe fshijmë pjesët intime në mënyrë që në urinë të mos kemi mbetje të sekrecioneve të organeve gjenitale.

Së katërti, duhet të marrim pjesën e mesit të urinës për analiza. Pra, pjesën e parë të urinës e nxjerrim jashtë, pasi ajo përmban edhe urinën që ka mbetur në tuba ashtu siç mbetet uji në tubat e çezmës, pjesën e mesit e hedhim në gotën që do të çojmë në analiza, kurse pjesën e fundit të urinës e nxjerrim përsëri jashtë pasi merr me vete edhe precipitatet e mbetura në vezike.

Dhe së fundi, urina e mëngjesit duhet çuar brenda një ore në laborator. Nuk mund të urinoni në orën 7.00 dhe ta çoni mostrën tuaj të urinëslaborator në orën 10.00.

Siç thamë edhe më sipër, përgjigja e saktë e analizave varet në një masë të madhe nga zbatimi i këtyre kushteve. Nëse laborantët ua pranojnë mostrën e urinës pa iu pyetur nëse i keni zbatuar këto kushte, thjesht po ju marrin paratë.


Shtuar më 27/08/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori