5 ushqimet që duhet të konsumoni në mëngjes kundër plakjes
Mëngjesi është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në ripërtëritje të energjive dhe në forcimin e memories. Studiuesit kanë vënë në pah se disa lloj ushqimesh na ndihmojnë kundër plakjes.

Së pari janë boronicat. Megjithëse në formë janë të vogla, ata shërbejnë si një paketë anti-plakje. Boronicat ndihmojnë në luftën kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Tërshëra - Ndihmon rigjenerimin e lëkurës dhe reduktimin e rrudhave.

Vezët - Përmbajnë vitaminat B, B1, B2, B3 dhe B5, kolinë, biotinë dhe acid folik. Kolina ka efekte në përmirësimin e kujtesës, ndërsa dy proteinat e tjera – luteina dhe zeaksanthina – mbrojnë kundër humbjes së shikimit.

Lëngu i shegës - Studimet tregojnë se një gotë lëng shege në ditë mund të ndihmojnë në reduktimin e rrudhave.
Çaji - Çajrat janë të pasura me antioksidantë që luftojnë plakjen. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2014, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori