5 ushqimet më të mira për të lehtësuar ankthin dhe stresin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ka një sërë ushqimesh të shijshme që mund të ndihmojnë në luftimin e ankthit dhe depresionin. Ushqimet më të mira për të përmirësuar humorin janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese që shmangin ndjesitë negative.

Ja cilat janë 5 ushqimet që mund të lehtësojnë depresionin dhe ankthin:

Boronicat përmbajnë vitamina dhe lëndë ushqyese bimore që sigurojnë efekte qetësuese. Antioksiduesit tek boronicat ndihmojnë për të lehtësuar stresin dhe ankthin. Fruta të tjera të shijshme përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese dhe antioksidues për të luftuar ankthin.

Bajamet përmbajnë zink, që ndihmon për të rritur humorin. Përmbajtja me yndyra të shëndetshme të pangopura tek bajamet luajnë gjithashtu rol në rritjen e energjisë. Nivelet e duhura të hekurit janë të nevojshme për të stimuluar trurin dhe shmangur simptomat e ankthit. Frutat e thata dhe farat përmbajnë vitaminën E, që mbron trupin dhe trurin nga dëmtimi i radikaleve të lira.

Drithërat – Bollguri, pastat dhe buka me drithë dhe orizi kaf përmbajnë karbohidrate komplekse që rrisin nivelet e serotoninës, hormon i cili përmirëson shëndetin mendor dhe parandalon depresionin.

Drithërat janë një alternativë më e shëndetshme e karbohidrateve të thjeshta, si biskotat dhe ëmbëlsirat, pasi sigurojnë ndjesinë e ngopjes dhe kënaqësisë pa efektet e mëvonshme të ushqimeve të yndyrshme.

Fasulet dhe bishtajoret, si thjerrëzat, janë të pasur në proteina që rrisin vigjilencën. Ata përmbajnë amoniacidin triptofan, që rrit nivelet e serotoninës, hormoni që përmirëson humorin. Folate tek bishtajoret mund të ul gjithashtu rrezikun e zhvillimit të depresionit.

Peshku përmban acidet yndyrore omega 3 janë ndër ushqimet më të mira për të parandaluar ankthin dhe depresionin me substancat që rrisin humorin. Studimet e kanë lidhur depresionin me mungesën e acideve yndyrore omega 3 në dietë. Njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm nga këto lloj yndyra të shëndetshme janë më të rrezikuar nga depresioni. Njerëzit mund tÇi marrin dozat e omega 3 nga peshku tuna, trofta, salmoni dhe sardelet.
Shtuar më 21/04/2017, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së