5 porcione me fruta dhe perime në ditë rrisin jetëgjatësinë
Pëlqej
Nëse doni të rrisni jetëgjatësinë tuaj, këshillohet të konsumoni pesë porcione me fruta dhe perime në ditë. Kjo këshillë vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku thekson se ky lloj konsumi rrit jetëgjatësinë dhe ul rrezikun e vdekjes për të gjitha moshat.

Studimi është realizuar në Kinë dhe në SHBA, në shkollën e Shëndetit Publik në Harvard. Në të janë përfshirë 830 mijë persona dhe janë bazuar në 16 kërkime të realizuara më parë. Studiuesit thonë se pesë porcione në ditë, janë mëse të mjaftueshme për të luftuar kundër sëmundjeve në përgjithësi dhe atyre kardiovaskulare në veçanti. “Sipas kërkimit, konsumi i madh i frutave dhe perimeve shoqërohet me uljen e rrezikut të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, veçanërisht nga ata të zemrës.

Konsumi i mbi 5 porcioneve në ditë, nuk ka rezultuar të jetë më i efektshëm në uljen e rrezikshmërisë”, thuhet në raportin e publikuar në sajtin thebmj.com. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori