5 përbërës natyralë që eleminojnë pikat dhjamore rreth syve
Ndoshta ju ka ndodhur që përgjithësisht rreth syve t’ju krijohen disa pika të bardha dhjamore të cilat ndryshe njihen me emrin mjeksor milia.

Ato mund të shfaqen në çdo moshë madje prekin edhe të porsalindurit.

Për fat të mirë ekzistojnë shumë forma natyrale trajtimi që do t’ju vijnë në ndihmë.

1.Mjaltë
Mjalti është një zgjidhje efektive për trajtimin e milias. Antioksidantët dhe komponimet aktive të mjaltit ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar dhe pastrimin e lëkurës.
Ajo që duhet të bëni është të bëni një maskë me majltë e kanellë e pas 15 minutash ta masazhoni për pak minuta me lëvizje rrethore. Përsëriteni çdo ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

2. Sheqeri
Scrub-i me sheqer është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr pikat e bardha dhe pastruar lëkurën e vdekur. Vrazhdësia e sheqerit vepron si një skrab natyror kur aplikohet në lëkurë.
Përzieni dy lugë sheqer, lëngun e një gjysme limoni dhe një lugë çaji vaj ulliri.

3. Vaj kastori
Vetitë antibakteriale të vajit të kastorit, ndihmojnë në reduktimin e sasisë së vajit në lëkurë duke zbehur pamjen e pikave të qumështit.

4. Çaj jeshil
Çaji jeshil pastron lëkurën nga qelizat e vdekura duke bërë të mundur gjithashtu pastrimin e poreve e duke mos lejuar krijimin e pikave të tjera dhjamore.

5. Aloe Vera
Xheli i aloe verës ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese sipas Home Remedies Care. Komponentët qetësues riparojnë dëmtimet në lëkurë dhe ulin rrezikun e krijimit të pikave të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori