Çfarë kërkon njeriu në jetë? Pore të lëmtura, që do të thotë lëkurë e mirë.
Poret e hapura janë sfidë më vete, por pavarësisht se madhësia e tyre shpesh varet nga genet (dhe kjo s'është në dorën tonë), ka ende shumë gjëra që mund të bëjmë për t'i minimizuar. Pa e kuptuar ne bëjmë gabime (të pafalshme) që bllokojnë
poret dhe nuk lejojnë
fytyrën të ketë shkëlqimin që meriton.
1. Nuk përdorni produkte që përmbajnë retinol
Edhe pse është e pamundur t'i reduktojmë njëherë e përgjithmonë,
produktet e fytyrës që kanë retinol i bëjnë të
duken më të vogla. Retinoli përmban vitaminë A e cila përmirëson qarkullimin e qelizave të lëkurës dhe trashësinë e saj.
2. Mbajtja e fytyrës ngjitur me celularin
Telefonat tanë kanë mikrobe 10 herë më shumë sesa pjesa e sipërme e WC-ve. Imagjinoni tani ç'ndodh nëse ju e mbani telefonin ngjitur me
fytyrën për minuta të tëra. Gjithë bakteret, kombinohen me vajrat, make up-in dhe toksinat e tjera! Fytyra juaj do t'ju urrejë!
3. Ekspozimi në diell
Dielli e than lëkurën dhe rrjedhimisht
poret kanë tendencën të
duken më të mëdha. Kur nxiheni,
poret duken të zvogëluara, por pas një kohe të caktuar do ta kuptoni që ka ndodhur krejt e kundërta.
Poret do të zmadhohen dhe pikat e zeza do të bëhen edhe më keq nga ç'ishin. Kremin mbrojtës gjithnjë me vete!
4. Harroni të pastroni
produktet e grimit
Sado të kujdeseni për lëkurën, nëse nuk lani furçat apo sfungjerin që përdorni për tu lyer, nuk do të merrni rezultatet që doni.
5.
Produktet vajore të flokëve, mund të dëmtojnë
fytyrën
Kur
produktet që vendosni për flokët përmbajnë vaj, nga kontakti që flokët kanë në fytyrë do të shihni pore të zmadhura. Aknet e vogla mbi ballë, në anë të faqeve apo në qafë, i keni prej tyre, kështu që kujdes!
Shtuar më 10/09/2020,
ora 22:21