5 fakte që flasin më tepër rreth personalitetin tuaj
Shkencëtarët kanë zbuluar se misteret e trurit të njeriut janë të fshehura mirë në psikikën tonë. Bright Side na fton në një “udhëtim” brenda trurit për të mësuar më shumë rreth personalitetit tonë:

Ne i ndryshojmë vazhdimisht kujtimet tona

Ne tentojmë t’i shohim kujtimet tona si filma të vegjël ose videoklipe. Mirëpo, kujtimet e ngjarjeve të kaluara ndryshojnë sa herë që kalojnë në mendjen tonë. Përmbajtja e tyre ndikohet nga ndërprerjet e memories dhe nga ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi. Për shembull, ju nuk e mbani mend se kush kanë qenë të ftuarit në një festë familjare disa vite më parë, mirëpo halla juaj që nuk mungon në ngjarje të tilla, përfshihet në kujtimet tuaja, edhe nëse ajo ka munguar atë ditë.

Ndihemi të lumtur kur jemi të zënë

Imagjinoni që jeni në një aeroport dhe po prisni për valixhen tuaj. Në 10 minuta, ju zbrisni nga avioni, kryeni kontrollin e pasaportave dhe merrni valixhen tuaj.

Situata tjetër: Nëse këto procese ju i kryeni për 2 minuta, juve ju duhet të prisni gjatë për valixhen.

Në të dyja rastet nuk ju duhen më shumë se 10 minuta për të marrë bagazhin, mirëpo në situatën e dytë ju mund të humbisni durimin. Kjo për shkak se truri ynë nuk pëlqen të jetë i papunë dhe për çdo detyrë të kryer mirë, na shpërblen me dopamin, hormonin e lumturisë.

Ne mund të memorizojmë vetëm 3-4 gjëra në të njëjtën kohë
Studimet tregojnë se truri ynë nuk mund të ruajë më shumë se 3-4 informacione në të njëjtën kohë. Përveç kësaj, ky informacion mund të ruhet vetëm për 20-30 sekonda. Pas kësaj kohe, e harrojmë atë nëse nuk e rikujtojmë vazhdimisht.

Ne e kalojmë 30% të kohës sonë duke ëndërruar

Imagjinoni që jeni në punë duke lexuar një dokument të rëndësishëm. Papritmas, e kuptoni se keni lexuar të njëjtin paragraf 3 herë radhazi. Në vend të analizimit të tekstit, mendja juaj “nuk është në vend”.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë thonë se çdo ditë ne kalojmë 30% të kohës sonë duke ëndërruar. Ndonjëherë (për shembull, gjatë udhëtimeve të gjata) kjo pjesë rritet deri në 70%, por nuk ka asgjë të keqe. Studimet tregojnë se njerëzit që duan të ëndërrojnë kanë tendencë të jenë më kreativ. Gjithashtu, ata janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve dhe largimin e stresit.

Nuk mund të injorojmë 3 gjëra në jetë: Seksin, ushqimin dhe rrezikun

A keni menduar ndonjëherë pse njerëzit gjithmonë ndalen për të parë pas një aksidenti rrugor?

Një kureshtje e tillë është e shkaktuar nga “truri ynë i vjetër”- një seksion përgjegjës për mbijetesën. Funksioni i tij është që vazhdimisht të skanojë mjedisin dhe të bëjë 3 pyetje: “A mund ta ha këtë? A mund të bëj seks me këtë? A mund të vritem me këtë?” Seksi, ushqimi dhe rreziku janë ende gjërat themelore për jetesën tonë.
Shtuar më 27/05/2019, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori