Përplasi për vdekje të moshuarën në Fushë-Krujë, arrestohet 16-vjeçari

Një 16-vjeçar i cili përplasi për vdekje të moshuatën në Fushë-Krujë është arrestuar.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, pranë tregut të fruta-perimeve të qytetit, ku e moshuara është përplasur teksa kalonte në anën e tjetër të rrugës.

I riu me iniciale M. H., pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, ai u arrestua për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 27.07.2023 14:58

Tags: