4 shenjat që tregojnë se keni mungesë vitaminash
Kur trupi juaj mundohet t’ju thotë diçka – për shembull, që jeni duke shmangur vitaminat më kryesore, ai mund ta bëjë këtë gjë duke shfaqur shenja mjaft të çuditshme.

Mund të mos marrësh ndonjë sëmundje, por mund të ndiheni jofunksional, sepse vitaminat janë bashkë faktor në të gjitha reaksionet biokimike në trup.

Ne kemi nevojë për ato vitamina në mënyrë që të funksionojmë si duhet.

Por cilat janë shenjat që na ndihmojnë të kuptojmë se kemi mungesë vitaminash apo mineralesh në organizëm?

Ja 4 prej tyre.

Floku I brishtë.

Shëndeti I flokut është një tregues i shkëlqyer i mungesës së lëndëve ushqyese në organizëm. Mungesa e proteinave apo e hekurit e bën flokun të dobët ,të brishtë dhe të thatë. Për të nxitur rritjen e tij këshillohet konsumimi i ushqimeve që kanë në përbërje të tyre hekurin, provoni të konsumoni kivi, pasi ky frut përmban vitaminën C dhe E, të cilat të kombinuara me njëra-tjetrën rrisin aftësinë e organizmit për të përthithur hekurin nga ushqimet që konsumohen.

Diarre

Episode të shpeshta të diarresë janë tregues se trupi juaj nuk po i merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm për të funksionuar më së miri. Konsumimi i çajit apo ujit midis vakteve mund të lehtësojë simptomat, por është shumë e rëndësishme që të shmangni konsumin e alkolit, pijeve me gaz dhe ushqimeve me yndyrë, kjo derisa të lehtësoheni nga këto simptoma.

Dobësim i kockave

Dobësimi i kockave tregon se nuk po merrni sasinë e nevojshme të kalciumit. Kjo gjendje mund të ndryshojë nëse ju filloni të konsumoni ushqime të cilat kanë në përmbajtjen e tyre pikërisht këtë lëndë. Këshillohet që në të tilla raste të rrisni konsumin e perimeve, veçanërisht të atyre në ngjyrë të gjelbër, kjo pasi kalciumi i gjendur në to përthithet më lehtë nga organizmi, sesa kalciumiu që gjendet në nënproduktet e qumështit..

Tensioni i lartë

Shkaqet e tensionit të lartë janë të shumta dhe variojnë nga pirja e duhanit dhe konsumimi i ushqimeve me shumë kripë, deri te obeziteti, stresi apo edhe thjesht për shkak të moshës. Por një shkaktar tjetër i tij është edhe mungesa e kaliumit, një mineral që ndihmon në qetësimin e enëve të gjakut. Për të rritur sasinë e kaliumit në organizëm këshillohet që të konsumoni një banane çdo mëngjes ose të konsumoni një patate të pjekur për vaktin e drekës./albeu.com/
Shtuar më 27/12/2016, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori