4 nga 10 persona me aftësi të kufizuara përballen me këtë problem social
Është shokuese të kuptoni se sa shumë persona me aftesi të kufizuara përballen me keqtrajtime sociale dhe abuzohen verbalisht.

4 nga 10 persona me aftësikufizuara përballen me sulme abuzive verbale si pasojë e gjendjes së tyre, shkruan "TheSun".

Kërkuesit kanë anketuar 2 mijë të rritur, dhe kanë kuptuar se 41% e tyre kanë ndonjë paaftësi pa shenja fizike, duke përfshirë vështirësi në të dëgjuar, shikuar, mësuar ose probleme me shëndetin mendor.

Shumë prej tyre janë kritikuar kur parkuan makinën e tyre në zonën e parkingut për personat me aftësikufizuara, duke iu thënë se "nuk duken të paaftë".

Atyre shpesh iu kërkohet të "vërtetojnë" se janë me aftësikufizuara duke iu kërkuar dokument që e vërteton këtë ose duke iu bërë pyetje shumë personale rreth gjendjes së tyre në mënyrë që ta vërtetojnë atë.

Rreth gjysma e personave me aftësikufizuara thonë se ndjehen të gjykuar nga të tjerët në momentin që ata hapen rreth paaftësisë së vet.

Këta persona e kanë të vështirë shpesh të kryejnë aktivitete të zakonshme si shkak se kontaktet sociale janë të vështira për ta.

Paragjykimi dhe dhuna verbale i përndjekë në thuajse çdo aktivitet social.

Gjithashtu është vënë re se shumica e personave të rritur nuk kanë konsideratë për nevojat e mundshme të personave me aftësikufizuara. Kjo pasi që egoja njerëzore i shtynë ata që të tregohen egoist.

Ka shumë persona që kanë paaftësi të fshehura, dhe nëse ky term është i panjohur për ju, ato janë paaftësi të cilat nuk mund të vërehen në shikim të parë, por nuk janë më pak të sikletshme se tjerat.
Shtuar më 03/12/2020, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori