4 hapa për të patur një ditë më të bukur
Edhe pse moti me shi nuk na ka lejuar të shijojmë pranverën, prap duhet të kapemi te gjërat e vogla dhe të shijojmë cdo moment. Që të përballësh stresin dhe lodhjen e ditës duhet ti kushtosh kohë edhe vetes dhe të krijosh një rutinë sa më të dobishme.

1.Ushqehu shëndetshëm dhe hiq dorë nga dietat që gjen në internet, të cilat premtojnë humbje të shpejtë në peshë. Shëndeti është në dorën tënde, kështu që kujdesu për të, duke i kushtuar rëndësi çdo ushqimi që konsumon. Mos bli ushqime të gatshme apo ëmbëlsira, sepse do të tundohesh t’i hash, nëse i ke në shtëpi.

2.Pi shumë ujë dhe lëngje frutash e perimesh të freskëta, çajra bimore dhe smoothie me fruta të stinës. Hiq dorë nga produktet që përmbajnë sheqer, nga alkooli, ushqimet e konservuara dhe nga fast food-i.

3.Dil në ajër të pastër. Bëj vrap ose një shëtitje me biçikletë! Merr frymë thellë dhe shijo natyrën që të rrethon! Në pranverë, mund të provoni edhe pastrimin e organizmit, që ndryshe njihet me emrin “metoda detox”. Për këtë,
rekomandohen pije të përgatitura duke kombinuar fruta e perime të ndryshme dhe erëza të freskëta.

4.Ditët me diell dhe puhizat e lehta bëjnë që lëkura juaj herë të jetë e thatë
dhe herë e yndyrshme. Në këtë periudhë, duhet të kujdeseni shumë për lëkurën, sepse rrezet e diellit të pranverës janë shumë të dëmshme, ndaj përdorni gjithmonë krem fytyre me faktor mbrojtës. Pastroni lëkurën
thellësi. Përdorni skrabe të përgatitura me tërshërë, miell bajamesh,apo dhe petale të thërrmuara trëndafili
Shtuar më 20/05/2019, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori