4 ekzaminimet që parandalojnë dy lloje tumoresh!

Në shumë vende, perceptimet negative publike dhe stigma e lidhur me kancerin i ndrydh diskutimet publike. Kjo pengon përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me parandalimin e kancerit, sjelljeve të shëndetshme dhe kërkimit për shenja dhe simptoma për diagnostikim të hershëm.

Niseni nga vetja rikthimin me energji të reja në shtator. Nëse vazhdimisht i keni neglizhuar, ose keni dashur të kurseni se u janë dukur të shtrenjta, tashmë mund t’i bën i të gjitha bashkë brenda një dite. Katër ekzaminime të cilat janë të domosdoshme për të garantuar një shëndet të mirë të gruas, e mbi të gjitha për të parandaluar ato sëmundje që po nuk u kapën në kohë, mund të marrin jetë.

Paketa e gruas në Spitalin Amerikan përfshin: Ekon e Gjirit, Mamografi, Pap-Test dhe vizitën mjekësore tek mjeku specialist. Mjekët bëjnë apel se nisur nga shpeshtia e lartë e kancerit të gjirit ju mund të kapni në kohë një tumor, vetëm me dy ekzaminimet e para, duke rritur shanset për një trajtim më efikas të sëmundjes çka përkthehet në jetëgjatësi më të lartë.

“Një tumor i kapur në fazat e para, është një tumor që mund të trajtohet dhe të ecë mjaft mirë”, thonë mjekët.

Me Pap-Testin, gjithashtu vajzat dhe gratë mund të parandalojnë kancerin e qafës së mitrës, i cili në vendin tonë ka një shpeshti mjaft të lartë.

“Gratë dhe vajzat duhet të kenë parësor shëndetin e tyre . Këto ekzaminime duhet të kryhen periodikisht dhe nuk duhet të neglizhohen”, thonë mjekët.

Ndaj, mos prisni deri sa një sëmundje të përparojë. Edhe nëse nuk ndjeni asnjë shqetësim, jepini vetes mundësinë për të qenë të qeta e të shëndetshme.

Parandalimi është trajtimi më i mirë dhe Spitali Amerikan mendon për shëndetin e gruas.
Shtuar më 05/09/2017, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori