Djegia e dy banesave në Vlorë, detajet: Pas sherrit në familje dhëndri i vë flakën shtëpisë së ish-vjehrrit, shkrumbohet edhte ajo e fqinjit

Detaje të reja mësohen pas djegies së dy banesave në Llakatund të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:17 të mëngjesit të sotëm, ndërsa zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm pas konflikteve familjare.

Fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime personat që ishin brenda tyre.  Burime bëjnë me dije se ka pasur debate brenda familjes së Lutfi Fanajt, pasi dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka rrahur dhe janë zënë fizikisht e më pas me benzinë ai ka djegur shtëpinë e tij.

Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e Petrit Izetit.

Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që kishin brenda. Si pasojë e sherrit mes familjarëve, disa prej tyre kanë përfunduar në spital.

Nga ana tjetër, zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Albeu.com/