“Mig-29” në Kiev? Sa avionë pritet të marrë Ukraina nga vendi i NATO-s

Polonia do të dërgojë rreth 23 avionë luftarëakë Mig-29 në Ukrainë.

Avionë Mig-29, duket se po bëhen gati për të shkuar në Ukrainë në mënyrë që të përdoren kundër pushtimit të Rusisë.

Polonia aleat i NATO-s u shpreh e gatshme që të dhuronte avionët e saj “Mig-29” në një bazë amerikane në Gjermani, si një mënyrë për të rimbushur forcën ajrore të Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër pushtuesve rus.

Kështu, Polonia nuk do t’ia japë direkt Ukrainës avionët e saj Mig-29, por do t’ia dorëzojë SHBA-ve, të cilat do t’ia zëvendësojnë ato Varshavës me prodhime amerikane F-16. Më pas, SHBA-të, tashmë pronarë të avionëve të dhuruar nga Polonia, do t’ia transferojnë Ukrainës duke shmangur kështu irritimin rus ndaj polakëve dhe duke e marrë atë mbi vete, raporton abcneës.al.

Por për sa avionë bëhet fjalë?

Tashmë ukrainasit pritet të pajisen me 23 avionë Mig-29 polakë paraprakisht dhe më pas edhe me Mig-ët bullgarë dhe sllovakë në ditët në vijim. Bullgaria ka 16 avionë Mig-29, kurse Sllovakia 21. Në total, Ukraina pritet të marrë 70 avionë Mig-29. Situata bëhet edhe më e vështirë për rusët në terren tashmë.

Megjithatë deri më tani SHBA ka refuzuar një “dhuratë” të tillë nga Polonia. Ndërsa në ditët në vijim pritet të vendoset nëse kjo lëvizje do të konkretizohet./abcnews.al/


Shtuar 9.03.2022 10:24