E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Shokohet nga mjekët, nuk e dinte që ishte 9 muajshe shtatzënë (FOTO LAJM)

Një 23 vjeçare mbipeshë, vetëm pasi ishte shtruar në spital pas dhimbjeve të vazhdueshme të shpinës, mjekët i kishin thënë se ajo do të sillte ne jetë një fëmijë. Ky lajm ishte një surprizë e vërtetë për çiftin, të cilët ishin shokuar kur mjekët i bënë kontrollin gruas.

Teksa ajo mendonte se kishte shtuar disa kile më tepër, mjekët i kishin shpjeguar arsyen e vërtetë pse ajo nuk e kishte ndjerë se ishte shtatzënë. Mjekët shpjeguan se rasti i saj ishte i një shtatzënie “criptica”, e cila ndodh në rastin e femrave mbipeshë që kanë një cikël të çrregullt dhe që nuk i ndjejnë lëvizjet e fetusit.

Katie Kropas, 23 vjeç, prej pak kohësh është bërë nënë e një vajze. Katie nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe e zbuloi këtë gjë vetëm në momentin e lindjes së vajzës së saj Ellen Olivia. Ngjarja ka ndodhur në Weymouth të Massachusetts, në SHBA.

Ajo u zgjua me dhimbje të forta në shpinë dhe për shkak se sa vinin e bëheshin më të forta, shkoi në spital në South Shore Hospital, e shoqëruar nga i dashuri. Katie e cila nuk dinte që kishte mbetur shtatzënë ka thënë: “Mendoja se kisha marrë disa kile më shumë pas festave të fundvitit. Nuk kisha pasur asnjë simptomë shtatzënie”. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori