Ylli i Kosovës përfshihet në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Mesfushori i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Idriz Voca është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 20 në Superligën e Zvicrës.

Voca bëri një super ndeshje në fundjavë ndaj Young Boys duke u vlerësuar më notën më të lartë e për rrjedhojë është përfshirë në formacionin e javës.

Lajm i mirë ky për Kombëtaren e Kosovës që pas afër një muaji ka ndeshjet e Nations Laegue dhe shpreson që lojtarët të jenë në momentin e tyre më të mirë. /albeu.com/


Shtuar 3.02.2020 15:29