Duke pirë puro, Marina Vjollca shijon super pamjen nga ballkoni i shtëpisë (FOTO LAJM)

Moderatorja e “Klanifornias”, Marina Vjollca së fundmi po tregohet gjithnjë e më shumë aktive në rrjete sociale duke publikuar momente nga përditshmëria e saj.

Në mbrëmje Marina ka vendosur të shijojë pamjen nga ballkoni i apartamentit të saj, duke konsumuar një puro, e relaksuar për shtatë palë qejfe.

Moderatorja e ka publikuar foton në orët e vona, teksa fotografon pamjen e qytetit dhe puron ndezur.

Kujtojmë që Marina pak kohë më parë tregoi se periudhën e karantinës nuk e ka kaluar aspak me stres pasi i pëlqen të qëndrojë në shtëpi.


Shtuar 11.05.2020 09:49