Ikonë e festivaleve në vitet ’90, këngëtarja shqiptare që u rrit jetime, me nënën gjallë (FOTO LAJM)

Ema Qazimi njihet si kaçurelsja më e bukur e festivaleve të asaj kohe. Por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj. Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend.

Ajo ka vite që e ka lënë skenën por këngët e saj dëgjohen edhe sot e kësaj dite nga brezat.

Ema Qazimi është rritur në jetimore. I jetonte nëna, pa mundur t’i merrte dhe jepte dashuri.Deri në klasën e pestë jetoi në Shtëpinë e Fëmijës, sepse një urdhër i dalë nga qeveria e asaj kohe, vendosi që aty duhej të strehoheshin vetëm fëmijët që u mungonin të dy prindërit. Por, i ati Emës, e kishte të pamundur të plotësonte detyrimet e asaj tufe fëmijësh edhe pse nuk i mungonte kujdesi dhe dhembshuria.

“Një pjesë të fëmijërisë, 4 vjet i kam kaluar në Shtëpinë e Fëmijëve 8 Nëntori, sot “Zyber Hallulli”. Kam bërë 4 vjetët e shkollës fillore aty, duke qenë se familja ime kishte probleme sociale dhe ekonomike. Në jetimore unë kam qenë bashkë me 3 motrat e mia. Kam një nostalgji për atë kohë, për atë jetë. Ndjej emocione kur e kujtoj, aq emocione, saqë nuk i kam ndjerë as në skenë”, është shprehur vetë artistja.

Në vitin 1972, kreu Shkollën e Mesme Artisitke “Jordan Misja” në Tiranë, në degën Teori muzike.

Me një karrierë të pasur muzikore mbi dyzet vjet në skenë, filloi të këndojë që në moshë të re në fundvitet 60-të dhe ekzaktësisht në vitin 1968, në skenën e Estradës së Shtetit dhe më pas duke u ngjitur në skenën e madhe të aktivitetit më të rëndësishëm kulturor të vitit në atë kohë, Festivali Kombëtar i Këngës së Lehtë Shqiptare në Radio, më vonë në Radiotelevizion. Ema Qazimi në atë kohë ishte një vajzë 14-të vjeçare, kur kompozitori i mirënjohur Avni Mula do t’i besonte këngën e tij: “Letër Nënës”

Që nga ajo kohë, artistja e vogël në moshë, por e madhe në zë, në shpirt dhe në talent, do të udhëtonte pa u ndalur për dyzet vjet me radhë në udhën e bukur e të gjatë të këngës dhe duke u nderuar në vitin 2010 me titullin ”Mjeshtre e madhe e Punës”./albeu.com/


Shtuar 11.08.2023 12:44