Vetëm dy
gota nga
pijet e
gazuara dietike në ditë rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme, ka konfirmuar një studim i Organizatës Botërore të Shëndetit.
Studimi global i më shumë se 450,000 të rriturve në 10 vende zbuloi se konsumi i përditshëm i të gjitha llojeve të
pijeve të
gazuara ishte i lidhur me një shans më të lartë për të vdekur të rinj, transmeton lajmi.net.
Por normat për ata që pinë pije të ëmbëlsuara artificialisht ishin dukshëm më të larta sesa tek ata që konsumonin sheqer drejtpërdrejtë.
Shkencëtarët, nga Agjencia Ndërkombëtare e OBSH-së për Kërkime mbi Kancerin në Lyon, thanë se do të ishte e udhës të largoheshin
pijet e
gazuara dhe të pihej ujë më shpesh.
Ekspertët u shprehën në Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë në Paris se njerëzit duhet të ‘eliminojnë’
pijet e
gazuara nga dieta e tyre.
Hulumtimi, i botuar në revistën ‘JAMA Medical Medicine’, është
studimi më i madh për ekzaminimin e lidhjeve midis konsumit të
pijeve të buta dhe vdekshmërisë.
Shtuar më 05/09/2019,
ora 15:36