EMRI/ Plagoset me thikë një person në Tiranë

Një ngjarje ka ndodhur sot në Tiranë në rrugën e “Barrikadave”. I plagosur me thikë ka mbetur 34-vjeçari, Gerian Mano.

Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe autori i plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 15:18