14 shenjat që ju thonë se keni mungesë hekuri në organizëm
Pëlqej
Anemia e mungesës së hekurit është gjendja ku mungesa e hekurit në trup çon në uljen e numrit të qelizave të kuqegjakut.

Hekuri përdoret për prodhimin e qelizave të kuqegjakut, të cilat ndihmojnë në ruajtjen dhe transportimin e oksigjenit në gjak.

Nëse keni më pak qeliza të kuqe gjakut nga sa është normale, organet dhe indet tuaja nuk do të kenë aq oksigjen sa zakonisht.

Ne fakt ka disa lloje të ndryshme anemish dhe secila ka nga një shkak të caktuar.

Anemia e mungesës së hekurit është lloji më i zakonshëm.

Ndërsa llojet e tjera të anemisë mund të shkaktohen nga mungesa e Vitaminës B12 ose folati në trup.

Shumë njerëz të cilët janë anemikë si pasojë e mungesës së hekurit kanë disa simptoma të caktuara dhe ashpërsia e këtyre simptomave varet nga sa shpejt po zhvillohet kjo anemi.

Ju mund të vëreni menjëherë simptomat, ose ato mund të zhvillohen gradualisht nëse anemia juaj shkaktohet nga një problem afatgjatë, siç është ulçera e stomakut.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë:

Lodhje dhe mungesë energjie (letargji)
2. Gulçim

3. Rrahje të dallueshme zemre

4. Ngjyrë e zbehtë lëkure

Por janë edhe disa shenja të tjera të cilat janë më pak të zakonshme por tregojnë mungesë hekuri në organizëm të tilla si:

5. Dhimbje koke

6. Dëgjim tingujsh që vijnë nga brenda trupit

7. Ndryshim në shije

8. Ndjenjë kruarje

9. Një gjuhë e lënduar dhe jo normale

10. Rënie flokësh

11. Dëshirë për të ngrënë sende jo të zakonshme

12. Çarja e buzëve në anësore

13. Demtime te thonjve

14. Vështirësi në gëlltitje
Shtuar më 10/10/2018, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori