Autori iu afrua xhamit të “Toyota-s” dhe qëlloi, detaje të reja nga atentati në Milot: Si u monitorua çdo lëvizje e Prençit dhe Brahimit

Nga atentati i një nate më parë në Milot ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Klisman Prençi dhe u plagos biznesmeni 46-vjeçar, Ylli Brahimi.

Sipas burimeve, automjeti i autorëve ka qëndruar për rreth 10 minuta në rrugë përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Lexo këtu gjithçka për atentatin në Milot

Sapo makina e shënjestrave të tyre është afruar për të hyrë në rrugën e pallatit, kanë dalë atentatorët dhe kanë qëlluar me mbershëri kallashnikovi në drejtim të makinës.

Duke qenë se mjeti ishte i blinduar, njëri prej tyre është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas u larguan me njet tip “Audi”.

Para ngjarjes, Ylli Brahimi dhe Klisman Prenci kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit, disa metra larg banesave të tjerë dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.

Pas ngjarjes, në Milot, kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Gjithashtu, nga forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, po bëhet krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com