10 ushqimet që parandalojnë plakjen e lëkurës
Këto ditë, njerëzit harxhojnë shuma të majme lekësh në operacionet kozmetike për të pasur një trup apo fytyrë të përkryer . Kirurgjia kozmetike, me të vërtetë ka ndryshuar pamjen e grave në të gjithë botën gjatë viteve të fundit.

Disa nga rreziqet e procedurave kozmetike si dëmtimi emocional, dhimbjet, refuzimi i implantit dhe nekrozat e lëkurës mund ta rrezikojnë jetën tuaj.

Për fat të mirë, me këto ushqime kundër plakjes, ju mund të fshini njollat ​​e moshës dhe të përmirësoni pamjen tuaj fizike pa kaluar nën thikë. Këto ushqime janë të ngarkuara me komponime anti-plakje që do ta mbajnë trupin tuaj të shëndetshëm dhe të përsosur.

1- Boronicat.

Përbërësit që gjenden tek boronicat e zeza kanë treguar se promovojnë jetëgjatësi dhe parandalojnë një gamë të gjerë sëmundjesh. Është konfirmuar që ato gjithashtu mund të ulin inflamacionin, gjë që çon në rrudha dhe pigmentim.

Konsumimi i rregullt i boronicave mbështet rigjenerimin e qelizave dhe ngadalëson proçesin e plakjes. Përfshirja e boronicave në dietën tuaj është thelbësor për funksionimin normal të qelizave anti plakje në trupin tuaj.

2-Kivi.

Kivi është mjaft i pasur më nutrientë që ngadalsojnë plakjen e lëkurës. Beta-karoteni i gjetur në frutin e kivit, mund të mbrojë dëmtimin e Adn-së njerëzore. Antioksidanti mbrojtës në Kivi, mund të ndihmojë cilësinë e jetës suaj. Vitamina C, që përmban kivi stimulon prodhimin e kolagjenit.

3 – Limoni.

Nëse dëshironi të ruani një pamje rinore, është e rëndësishme që të përfshini në vaktet tuaja, edhe limonin. Limoni është i pasur me folate dhe vitaminë C , që rrit zhvillimin dhe funksionimin e duhur të trurit por dhe ngadalëson proçesin e plakjeslëkurës.

Gjithashtu antioksidantët e gjetur në frutin e limonit, luajnë një rol antibakterial në trupin tuaj.

4- Shalqiri.

Shalqiri përmban komponime aktive bimore që mund të zvogëlojnë shenjat e plakjes si rrudhat, linjat e imëta dhe njollat ​​e padëshiruara. Ndërsa lëkura plaket, ajo humbet elasticitetin e saj dhe fillon të lëkundet. Për fat të mirë, shalqiri ka vitamina të dobishme që mund të ndihmojnë për të mbajtur lëkurën tuaj të përsosur dhe të re.

Antioksidantët e shaliqirit ulin toksinat që më pas shfaqin dhe shenjat e rrudhës në lëkurë, duke e bërë kështu këtë frut një luftues të mirë të plakjes.

5- Domatet.

Domatet janë plot me komponime të dobishme bimore që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni më të rinj dhe më të shëndetshëm. Karotenoidet që gjenden në domate mund të mbrojnë lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit ka treguar që rrezet nga dielli mund të shkaktojnë disa dëme që shpejtojnë proçesin e plakjes. Konsumi i domateve mund të zvogëlojë ndikimin e djegies nga dielli dhe skuqjen e lëkurës pas ekspozimit nga rrezet e diellit.

Instituti Kombëtar i Plakjes ka treguar se domatidina, një përbërës i fuqishëm në domate mund të parandalojë plakjen e hershme duke ndihmuar që qelizat e trupit tuaj të rinovohen dhe të riparohen vetë. Studiuesit kanë treguar që likopeni ka veti antimikrobike të cilat parandalojnë rrezikun e prishjes së kushteve normale të lëkurës.

6- Karrotat.

Karrotat mund të hahen në të dyja format, të papërpunuara dhe të gatuara. Karrotat janë të pasura me vitaminë A, biotinë, fibra, vitaminë C dhe shumë më tepër. Një studim i vitit 2006 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit ka sugjeruar që komponimet antioksiduese në karrota mund të ngadalësojnë plakjen dhe të përmirësojnë jetëgjatësinë.



7- Panxhari.

Panxhari përmbanë shumë lëndë ushqyese që nxisin shëndetin dhe mund t’ju ndihmojë të jetoni një jetë më të gjatë. Panxharët janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave dhe proteinave, dy lëndë ushqyese të fuqishme që forcojnë një trup të shëndetshëm.

Panxhari është i pasur me vitaminë K, një lëndë ushqyese e rëndësishme që përmirëson rezistencën ndaj insulinës dhe shëndetin e kockave.

Një studim i fundit nga Shoqëria Amerikane për ushqimin ka zbuluar që panxharët mund të ndihmojnë në ushqimin e lëkurës. Luteina e gjetur në zarzavatet e panxharit luan një rol jetësor në shëndetin e syrit dhe sistemit nervor.

8- Asparagus.

Asparagus mund të ndihmojë në largimin e shfaqjes së linjave të imëta dhe rrudhave nga fytyra juaj. Asparagus përmban një lëndë ushqyese jetike të quajtur kuercetin, e cila mund të zvogëlojë rrezikun e çrregullimeve të lëkurës dhe kushteve të tjera shëndetësore kronike. Një hulumtim ka treguar se kuercetina në asparagus mund të rinovojë indet e lëkurës dhe ta mbajë lëkurën tuaj të ushqyer plotësisht.

9- Patëllxhani.

Studiuesit kanë treguar që një mori mineralesh dhe vitaminash në patëllxhan mund të përmirësojnë shëndetin dhe rinovojnë lëkurën. Përbërjet fenolike që gjenden në patëllxhan mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kimikateve të padëshiruara që përshpejtojnë procesin e plakjes.

10- Brokoli.

Brokoli është i mbushur me elementë anti-inflamator si dhe me një shumëllojshmëri antioksidantësh që luftojnë komponentët e plakjes, dhe e ngadalsojnë atë.

Trupi juaj ka nevojë për vitaminë C për prodhimin e kolagjenit, proteina kryesore në lëkurë që i jep asaj forcë dhe elasticitet, dhe brokoli ka tej mase vitaminë C.
Shtuar më 13/10/2019, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori