Aksident në Durrës, autobusi përplaset me makinën

Një autobus është përplasur me një makinë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur pranë pallatit të sportit.

Burime bëjnë me dije se makina e përplasur është me targa të huaja, e cila dyhsohet se o përket një pushuesi.

Shkak i aksidentit është bërë manovra në trafik teksa ndodheshin në rrethrrotullim, ndërkohe që raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 24.07.2023 12:54