Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët në unison për albeu.com: Të dënohet maksimalisht! S’ka pse jeton (VIDEO)

Qytetarët e Tiranës kanë shprehur mendimin e tyre për dënimin e autorit të vrasjes me gomone të 7-vjeçares në Tiranë.

Duket se mendimet e tyre janë në unison për dënimin maksimal të autorit të vrasjes së fëmijës.

“Me sa vite burg duhet të dënohet Arjan Tase, që përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare në Himarë”, ishte pyetja e gazetares së albeu.com, ndaj qytetarëve të Tiranës.

“Sa më shumë aq më mirë, se atëherë nxënë mend njerëzit. Se ai po nuk u dënua maksimalisht do e përsërisë prapë”, shprehet një qytetar.

“Ai duhet varur, është hequr ai ligji me varje se ai ashtu e meritonte”, shprehet një tjetër qytetar.

“Ai do maksimalen dhe nuk e kuptoj se përse duhet të rrojë. Ai vetë duhet të vrasë veten, përderisa vrau një fëmijë”, shprehet një zonjë.

“Burg të përjetshëm, nuk ka gjobë, të më vritet mua mbesa, obobo… ose të ta vendosë vetgjyqësi”, shprehet një çift.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë në Himarë ngjalli reagimin e shumë qytetarëve dhe emrave të njohur dhe ditën e sotme pritet të mbahet edhe një protestë në Tiranë./albeu.com/