“Drejtësi për Shqipërinë!”, rrjeti “kryqëzon” Eurovisionin për Ronela Hajatin (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e Eurovision 2022. E para që hapi konkursin më të madhë të muzikës ishte Ronela Hajati me këngën “Sekret” dhe performancën shpërthyese.

Ronela u bë përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në Eurovision e cila pati një sukses të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët që ditët e para të publikimit.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Ronela është renditur e 5-ta si kënga më e dëgjuar ndër këngët e Eurovizionit dhe shumë sondazhe e kanë renditur këngëtaren në 3-shen e parë të finales.

Prandaj, nisur nga këto statistika, rrjeti u shokua që Ronela Hajati nuk arriti të shkonte në finale dhe për këtë ka shpërthyer në komente në çdo profil zyrtar të Eurovision në rrjetet sociale.

Komentet janë me mijëra dhe një pjesë e mirë jo nga Shqipëria që kërkojnë drejtësi për Ronela Hajatin./albeu.com/

Disa prej komenteve mund t’i lexoni më poshtë: