Rivalë të përbetuar? S’do ta besoni çfarë ndodhi në mes të festës mes Donaldit dhe Ilirit (VIDEO)

Rivaliteti i Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt ka bërë që “Big Brother VIP” të jetë emisioni më i suksesshëm në Shqipëri.

Fillimisht, u tha se mes djemve ka pasur një hatërmbetje, nga ana e aktorit pasi Iliri fitoi çmimin e madh. Por duket se kjo nuk është vërtetë, pasi mbrëmjen e djeshme në festën e madhe të organizuar për ish-banorët, djemtë kanë kërcyer së bashku.

Donaldi në fillim hyri i veshur si personazhi i Spiderman dhe më pas u kthye në identitet. Pamjet i ka publikuar vetë moderatorja Arbana Osmani, ku shfaqen të dy djemtë duke u kënaqur. Madje në një moment ata përqafohen dhe ia marrin valles.

Nuk dihet nëse pas mbarimit të kësaj aventure, mes Iliri dhe Donaldit do të krijohet një miqësi, por ata kanë treguar brenda shtëpisë së “BB VIP” se me njëri-tjetrin kanë edhe pika të përbashkëta.


Shtuar 22.02.2022 10:54