Qindra qytetarë e presin në Durrës, Berisha i puth një më një: O flori, o hero! (VIDEO)

Sali Berisha ka mbërritur në Durrës ku tashmë ka nisur edhe mbledhjen e tij në aksionin kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga PD.

Berisha është pritur nga qindra njerëz pranë pranë pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” me ovacione të shumta, ku qytetarët I drejtohen me fjalët:

“O Sali o hero, o Sali o flori, poshtë komunizmi!”

Një e nga një, Berisha ka takuar, puthur e përqafuar demokratët që e prisnin në hyrje.

Mes tyre janë edhe deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, Flamur Noka dhe Edi Paloka. Maskën anti-Covid, Berisha e mban në kyçin e dorës. /albeu.com/