Studim/ Shtoni dozën e ngrënies së peshkut, do flini më qetë
Pëlqej
Një studim i fundit norvegjez, ka arritur në përfundimin se ngrënia e peshkut në mënyrë të rregullt, ndihmon për të fjetur më mirë.

Sipas kërkuesve, kjo arrihet falë aksionit të vitaminës D, me të cilën një pjesë e mirë e peshqve janë shumë të pasur.

Ky fakt konfirmohet nga një studim norvegjez i Universitetit të Bergen. Shkencëtarët nënshtruan një grup personash ndaj një diete speciale, e cila përfshinte konsumin e peshkut salmon tre herë në javë, duke analizuar efektet e tij në organizëm, pas gjashtë muajsh.

Ata i krahasuan me një grup tjetër që kishin ngrënë rregullisht mish dhe ushqime të ndryshme. Studjuesit arritën në konkluzionin se personat që konsumonin peshk, kishin nivel të mirë të omega-3 dhe vitaminës D në gjak, në sajë të kësaj vitamine, e cila garantonte pushim më të mirë gjatë orëve të gjumit. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori